Greqia regjistroi sot 2 405 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 14 nga të cilat u identifikuan në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Deri më tani, Greqia ka konfirmuar 217 018 raste që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu, ka 521 pacientë në ventilator në spitale, me 67,4 % të tyre burra. Në 24 orët e fundit, 464 pacientë me COVID-19 u pranuan në spital, një ulje me 7,39 % që nga dita e mëparshme. EODY njoftoi edhe 49 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të tyre në 6 986. Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44, ndërsa e vik tim ave 79.