Pep Guardiola ka një kërkesë specifike në merkaton e verës për drejtuesit e Manchester Cityt, që është blerja me çdo kusht e Robin Gosens, të paktën kështu raportohet nga mediat. Gosens ka shkëlqyer me Atalantën dhe është një ndër lojtarët kryesorë të ekipit bergamask. 26-vjeçari u ble 4 vite më parë për vetëm 800 mijë euro dhe sot vlen të paktën 50 milionë euro. Në lidhje me zërat që e lidhin me Manchester Cityn, gjermani është përgjigjur në një intervistë, ku ka deklaruar:
“Nuk e di, e vetmja gjë që mund të them është që ndihem shumë i lumtur në Bergamo. Këtu është shtëpia ime e dytë dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës”, është shprehur shkurtimisht Gosens.