Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi ka marrë pjesë në homazhet në ndër të ish-kryeministrit Bashkim Fino, është ndalur në një prononcim për mediat.
Teksa shfaqej i prekur, Balla tha se sot PS humbi një mik e kontribuues të veçantë. “Grupi ynë parlamentar, PS humbi sot një mik, një kontribuues, një njeri tepër të veçantë, i cili 26 vitet e fundit ka një kontribut të veçantë. Një kryetar bashkie model, kryetari i parë i bashkisë Gjirokastër pas pluralizmit. Më pas mori përsipër të drejtonte qeverinë e pajtimit kombëtar. Më pas zëvendës kryeministër në qeverinë që pasoi dhe kontribut të veçantë në disa prej qeverive. Pas 20005 anëtar i grupit tonë parlamentar duke përfaqësuar një sërë zonash. Fjalët për Bashkimin sot janë të pakta, ajo që do na mungojë gjithmonë është një këshillë e një miku të veçantë, por sigurisht që betejat fitohen, ka dhe beteja që nuk fitohen. Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me COVID-in nuk mundi ta çonte deri në fund. Detyra jonë është ta çojmë deri në fund betejën kundër COVID.”, tha Balla..