Një nga videot më të shikuara në YouTube këto ditë është ajo për hotelin më të lirë në Evropë që Benjamin Rich vizitoi në mars të vitit 2019. Hoteli është i vendosur në një qytet të vogël në Bjellorusi dhe është shumë i lirë. Hoteli quhet thjesht Hotel.
Çmimi për një natë është 4 euro. Benjamin i tregoi ekipit në YouTube dhomën e tij me një frigorifer, TV, karrige, shtrat dhe një banjo modeste.
Ai nuk ka pamje, por, siç thotë ai, është i pastër dhe i ngrohtë. Rich thekson se edhe dhomën s’ke pse e mbyll, sepse zona është shumë e sigurt. Rich është shumë i kënaqur me raportin e çmimit dhe kushteve në hotel dhe thotë se është vendi i përsosur nëse keni nevojë të flini shumë lirë dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.