Mevlani dhe Juli, dy nga konkurrentët më të përfolur të programit “Për’puthen” kanë ardhur me një bashkëpunim për publikun.
Kënga e tyre e publikuar në kanalin Youtube, mban titullin “(X5) SE”, me tekst nga Juli dhe Petro Xhori, ndërsa orkestimi nga Xhulio Milloshi.
Hajde peshk i freskët, karkalecë, midhje, oktapod, peshk i freskët… Mami jot se di që ti s’je në shtëpi Në orën 12-të ti zbret nga ballkoni Po ta merrte vesh do i binte tensioni Se vajza e saj çdo natë bredh me një flokëgjatë Babi jot se di se ti tashmë je rritur Ato që bënte mami, ti ja ke kaluar I ke ikur nga duart prandaj po bredh me mua Po ta merrje vesh o i zi, do më shtypje me taksi
Refreni: Vajza po don me dale Naze jo nuk paske Jo mos e pyet ti babin X5-sa poshtë pallatit X2 Vajza jote zoti vjehërr bredh me mua në çdo ferrë Jo mos qaj e mos bëj namin se ka ngjarë njëlloj me mamin Vajza jote zonja vjehërr bredh me mua e me ca të tjerë E kur s’jam unë në Shqipëri me sa bredh unë nuk e di.. 1 dhe 1 bëjnë 2, ti njihesh në të gjithë Shqipërinë Nga Vermoshi, Konispol, që të gjithë të kanë bërë gol. Siç duket teksti i referohet vajzave që pëlqejnë një jetë luksoze dhe për këtë nuk marrin parasysh asgjë tjetër. Por, kujt i dedikohet kjo këngë që bëri lëmsh rrjetin?
Nëpërmjet një videoje në InstaStory, Juli ka sqaruar se teksti i tij është shkruar që në shtator të vitit 2020 dhe s’ka lidhje me asnjë personazh të emisionit. Konkurrenti tregon se tekstin e ka shkruar për dikë që ka njohur dy vite më parë.