Në vitin 2017-të, Selena Gomez ju nënshtrua një transplanti në veshka, i cili i shpëtoi jetën. Për shkak të komplikacioneve me sëmundjen e rrallë, lupus, artistja duhej të kryente patjetër një operacion të tillë që ishte shumë i vështirë për të. Mikesha e saj më e mirë, Francia Raisa, u vetëofrua që t’i dhuronte Selena-s veshkën e saj. Kështu së fundmi Gomez ka shpërndarë një postim në “Twitter”, për t’i shprehur mirënjohjen e përhershme mikeshës, që i shpëtoi jetën në një moment shumë delikat. Francia Raisa publikoi një fotografi nga spitali në vitin 2017, kur u bë transplanti i veshkës për Gomez. “Nëse më keni ndjekur për një kohë, ju e dini që e kam mbajtur procesin e dhurimit të veshkës sime mjaft private. Sidoqoftë, mendoj se kam arritur në një pikë në jetën time ku ndihem rehat dhe e sigurt duke folur për përvojën time dhe duke përdorur platformën time për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjet e ndryshme të veshkave që prekin popullatën tonë”, shkroi ndër të tjera Francia.

Këtë postim e shpërndau edhe Selena, e cila gjeti rastin të falënderonte mikeshën e saj. “Faleminderit që më bekove. Jam përgjithmonë mirënjohëse ndaj teje”, ka shkruar Selena. Që nga operacioni i vështirë, Selena ka ndarë shpesh detaje nga jeta personale me ndjekësit e saj për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e vështirë. Para disa kohësh ajo publikoi një foto të shenjës së operacionit dhe zbuloi se në fillim nuk ndihej mirë që t’ua tregonte njerëzve këtë gjë, por më pas mori guximin për t’ju dhënë një mesazh me vlerë të gjithëve.