“Rover Perseverance” i Nasa-s u ul në Mars më 18 Shkurt pas gati shtatë muajsh udhëtim nga Toka. Që nga ajo kohë, ai ka dërguar disa imazhe të mahnitshme nga vendndodhja e tij, Krateri Jezero, në veri të ekuatorit të Planetit të Kuq.
Në foto galerinë, që publikon BBC është një përzgjedhje e fotografive të dërguara nga misioni, ndërsa pajisja kërkon për shenja të jetës së kaluar të mikrobeve, dhe synon të zbulojë më shumë për gjeologjinë e planetit dhe klimën e kaluar në Mars.