MacKenzie Scott, filantropistja dhe ish-gruaja e themeluesit të Amazon, jeff Bezos, ka gjetur sërish dashurinë. Raportohet se miliarderja është martuar me mësuesin e Shkencave, Dan Jewett. Scott është një nga gratë më të pasura në botë dhe ka dhuruar më shumë se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.
“Dan është një djalë kaq i shkëlqyeshëm dhe unë jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të dy”, tha Bezos në një deklaratë.
Scott, pasuria e së cilës vlen rreth 53 miliardë dollarë sipas vlerësimit më të fundit të Forbes, ka deklaruar qëllimin e saj për ta dhuruar pjesën më të madhe të saj.
Ajo ishte e martuar me Bezos për 25 vjet dhe e ndihmoi atë të fillonte Amazon më 1994. Ajo është gjithashtu autore e dy romaneve.