“Nëqoftëse Shqipëria do të v diste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, v diq nga politikanët”. Kjo shprehje brilante dhe kurdoherë aktuale për vendin tonë, i atribuohet një mendjeje po aq gjeniale si ajo e Faik Konicës, i cili lindi si sot më 1985, në Konicë, në Greqinë e sotme. Faik Konica pati një mprehtësi mbresëlënëse për të fotografuar dhe shprehur mjeshtërisht situatat e ndryshme që Shqipëria ndodhej gjatë jetës së tij, të cilën në fakt e dedikoi duke u përpjekur për të modernizuar një vend i cili dukej i pashpresë për të ndryshuar, transmeton lexo.com.al.
Faik Konica ishte poliglot dhe magjistër i artit dhe letërsisë, aktivist determinues i çështjes shqiptare dhe një diplomat i shkëlqyer dhe një orator bindës. I pajisur me një shkollim brilant në Perëndim, ai konsiderohej nga Apolineri si “enciklopedi shëtitëse” dhe nga Noli si “njeriu me kulturë të lartë”. Mjeshtëria e trajtimit të tij të hollë të gjuhës shqipe, b etejat e pafundmë që dha me miq dhe a rmiq për çështjen shqiptare dhe përfaqësimi i denjë i vendit amë në një periudhë tejet të t urbullt dhe në mërgim, e bëjnë atë një figurë të pakrahasueshme, ndër të paktët gjeni të historisë së kombit tonë/Lexo.com.al/e.c.