Era e pakëndshme e këpucëve na bezdis të gjithëve pa përjashtim. Bakteret në këpucë mund të eliminohen duke përdorur disa mënyra që nuk ju kushtojnë aspak dhe që keni në shtëpi çdo gjë që ju nevojitet për të zgjidhur këët problem.
Fruta, portokalli-Lëvozhgat e agrumeve janë mjeti i përsorur për të hequr erën e këpucëve. Ato do të thithin çdo erë të pakëndshme.
Përdorni pudër bebi-Aplikoni pudrën e bebeve, pëprara se t’i vishni dhe pasi i hiqni këpucët.
Ngrini këpucët-Vendosini këpucët tuaja në një qese plastike dhe mbajini ato në frigorifer gjatë një nate. Ngrirja e këpucëve vret bakteret që prodhojnë erën e pakëndshme.
Përdorni letrat e thata-Fijet në letrat e thata ndihmojnë në thithjen e aromave nga pëlhura në këpucët tuaja. Ngjitni një ose dy fletë aromantike në këpucët tuaja dhe lërini të paktën katër orë ose gjatë natës
Kripë-Mbushni dy lugë kripë në një filtër kafeje ose fletë tharëse dhe t’i lidhni. Kripa do të ndihmojë në thithjen e çdo lagështie që shkakton erë.
Mbajini në ambient të thatë-Në rast se lani edhe këpucët, jo vetëm shtrojat e tyre, sigurohuni t’i mbani ato në një vend sa më të thatë. Vendosini pranë një ngrohëseje ose në një vend ku bie dielli. Duke i mbajtur ato të thata, ju ndihmoni në parandalimin e shtimit të baktereve që do t’ju shkaktojnë erë.