Goditja e madhe e Juventusit në janar ishte kërkimi për sulmuesin e katërt, të identifikuar në Xhanluka Skamaka.
Ofensiva për sulmuesin italian nuk u konkludua, por bardhezinjtë e shohin ende si boshllëk repartin e sulmit, duke vlerësuar çdo mundësi, edhe atë të parametrave zero. Një nga goditjet më të bujshme me parametra zëro mund të jetë dhe emri i sulmuesit të Mançester Sitit, Serxho Aguero, i cili është në skadencë me “The Citizens” në muajin qershor.
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, drejtuesit juventinë po kuptojnë nëse kjo tratativë mund të kryhet në pjesën ekonomike, duke parë se sulmuesi argjentinas përfiton aktualisht një pagë stratosferike, prej 15 milionë eurosh në sezon.