Selena Gomez, u shndërrua në një nga emrat më të komentuar në “Twitter” pas intervistës së dhënë në Vogue. Ajo ka zbuluar se po mendon të tërhiqet nga profesioni i muzikës si rezultat i së cilës nuk po vlerësohet. “Është e mundimshme të bësh muzikë kur njerëzit në thelb nuk të marrin në konsideratë”, theksoi ajo pasi “Lose You to Love Me” nuk ishte e mjaftueshme për disa njerëz, edhe pse ajo e përshkroi këtë këngë si më të mirën që ka lancuar ndonjëherë.
Artistja gjithashtu ka folur në lidhje me rëndësinë e ndihmës së fansave dhe planet për të ardhmen. “Unë jam mirënjohëse për të gjithë, megjithatë herën tjetër dua të bëj një album të veçantë. Dua të provoj për herë të fundit se ndoshta do të tërhiqem nga muzika”, shtoi më tej Gomez. Një çështje tjetër e ngritur gjatë intervistës ishte edhe marrëdhënia e këngëtares me rrjetet sociale. Krijuesja e hitit “Wolves” përmendi se tri vjet më parë i dërgoi fotografi dhe tekste një asistenti për t’i bërë postimet duke treguar se nuk ka dëshirë të jetë e fokusuar shumë në to.