Kina ka nisur programin e certifikimit shëndetësor për udhëtarët vendas, duke u bërë kështu lider ne botë në planet për të ashtuquajturat pasaporta të virusit. Certifikata digjitale, e cila tregon statusin e vaksinimit të një përdoruesi dhe rezultatet e testit për virusin, është në dispozicion për qytetarët kinezë përmes një programi në platformën kineze të mediave sociale WeChat që nisi të hënën.

Certifikata është duke u mbështetur “për të ndihmuar në promovimin e rimëkëmbjes ekonomike botërore dhe për të lehtësuar udhëtimet ndërkufitare”, sipas asaj që deklaroi një zëdhënës i ministrisë së jashtme. Sidoqoftë, certifikata ndërkombëtare e shëndetit është në dispozicion vetëm për përdorim nga qytetarët kinezë dhe nuk është akoma e detyrueshme. Certifikata, e cila është gjithashtu në dispozicion në formë letre, mendohet të jetë “pasaporta e parë e virusit” në botë.