Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së nesërme kundër Andorrës.

Kuqezinjtë kanë bërë një seancë të plotë stërvitore që ka qenë e fokusuar tek aspekti taktik i ndeshjes. Takimi kundër Andorrës është i pari për kuqezinjtë për eleminatoret e Botëroririt.

Synimi i Shqipërisë do jetë marrja e tre pikëve, ç’ka e tha dhe trajneri Edi Reja dhe kapiteni Etrit Berisha në konferencën për shtyp.