Ditën e sotme koronavirusi i ka marrë jetën ish-kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës, Bajram Karaj. Ai është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare, ndërsa e ka drejtuar bashkinë e Fushë Krujës për një mandat në vitet 2000-2004.
“Me dhimbje dhe trishtim te madh do te duhet te njoftoj largimn nga jeta te shokut tim, qe nga femijeria, Bajram Karaj. Trishtim dhe humbje e madhe per familjen miqte shoket. Ngushellime familjes, Bashkeshortes, dy vajzave, te cilat ishin Krenaria e tij dhe tregonte shpesh kur pinim kafe.
Te qofte dheu lehte dhe shpirti jot u prehte ne paqe se ti ke qene njeri paqes gjithmon qe nga origjina familjare. Lamtumire Miku im”, shkruan njëri prej miqve të tij.