Mikel Arteta shmangu pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij në Barcelonë nëse Laporta fiton zgjedhjet presidenciale “Unë jam plotësisht i përqendruar në misionin tim te Arsenal, ka shumë punë për të bërë”.
“Gjithmonë do të ketë spekulime kur ka zgjedhje në Barcelonë, është një ekip i shkëlqyeshëm dhe i madh”, tha trajneri i Topçinjve në një konferencë shtypi. Laporta e ka të preferuarin e tij sipas medieve iberike dhe do të bëjë çmos që ta marrë në rast se do të fitonte zgjedhjet presidenciale, që do të ndikojnë së tepërmi te e ardhmja e klubit katalanas.