Merkatoja e verës po afron dhe rezervon lëvizje të bujshme. Skenari i fundit do të ishte shumë i bujshëm nëse vihej në skenë. Florentino Perez është i palëvizshëm në pretendimin e tij për të sjellë Erling Haaland te Real Madrid.
Ardhja e talentit norvegjez do të mënjanonte Benzema, i cili do duhet të kërkojë një klub të ri dhe në Itali thuhet se gjithçka është e zgjidhur. Juventusi do ishte gati të priste francezin në Torino, duke paguar një çmim simbolik për Realin, me kontratën, që i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Për të liruar hapësirë për Benzema, Juventusi është gati të rikthejë te Atletico Madrid Alvaro Moratën. Bardhezinjtë kanë mundësinë blerjes së Moratës për 55 milionë euro. Spanjolli e nisi mirë sezonin, por në ndeshjet e fundit nuk po shkon rrjedhshëm te goli.