Pas daljes së lajmit se kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke kopjuar Edi Ramën, ka botuar një libër para zgjedhjeve të 25 prillit, në rrjet ka nisur humori.
Faqe të ndryshme memesh kanë pasur material mjatueshëm për të përgatitur memet tyre. Batuta më pikante është ajo se tani s’ka mbetur që të botojë një libër autobiografik edhe Ilir Meta me titullin “Blloku”, duke iu referuar bllokut të famshëm të presidentit.