Nga Denar Biba/ Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Ajo është një profesoreshë në fushën e inxhinierisë, dhe një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 33 libra profesionalë, në fushën e inxhinierisë, shkencës dhe gjeoteknikës dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Ende sot ajo e vazhdon mësimdhenien ne universitet. Që prej vitit 2011 ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës(AAAS). Në vitin 2002, u përfshi nga International Biographical Centre në Cambridgeshire, ne botimin e 3-te (“The International Who’s Who of Women 2002”), si një nga gratë shkencëtare më të mira të vitit.
Sa me lart jane marre nga Wikipedia, vetem per te dhene nje ide me te detajuar se kush eshte zonja ne fjale, e cila po perflitet per pranimin e fteses se Partise Socialiste per te qene ne listen e kandidateve per deputete te kesaj partie ne zgjedhjet e 25 prillit.
Nga kjo ngjarje e dites, personalisht nxjerr disa deduksione logjike, te cilat po i rendis pa lidhje me rendesine specifike te tyre:
1. PS dhe kryetari i saj nuk po ben nje liste humbese! Lista humbese eshte ajo liste te cilen, kur kryetari i partise e di qe do te humbase zgjedhjet, e mbush me “anonime pa personalitet” qe nuk do guxojne te thone nje fjale kunder e t’i kerkojne te mbaje pergjegjesi per humbjen e zgjedhjeve.
2. Zonja Bozo, per shkak te moshes (78 vjec) dhe karrieres profesionale te perkryer, nuk bie ne bashkesine e 30-40 vjecareve, te cilet, per arsye mbijetese ne politike, rast pas rasti, vendosin ne konformohen dhe te notojne ne drejtim te rrymes qe buron nga nivelet e siperme te hierarkise partiake.
3. Duke mos pasur pretendime per nje mandat te dyte vijues apo per poste ministrore, ka nje propabilitet shume te larte qe Prof. Bozo te flase nga podiumi i Kuvendit ate qe ajo mendon e beson dhe jo cka deshiron me patjeter lidershipi i partise.
4. Per pasoje, niveli i perfaqesimit te qytetareve ne Kuvend ka gjase te rritet cilesisht.
5. Prania dhe fjala e saj ne Kuvend mund te vendose nje standard te caktuar, te larte, i cili do iu imponohet edhe deputeteve te tjere, qe, per te mos stonuar, do te duhet ose te flasin si ajo, ose me se paku, te heshtin. Duke krijuar nje etalon, znj. Bozo do te sherbeje si shembull per tu ndjekur nga koleget e saj, qofte edhe pa deshiren e tyre te plote. Perfundimi eshte gjithmone ne te mire te zgjedhesve.
6. Prof. Bozo veshtire se do shndrrohet ne ate deputetin langaraq qe bredh ministri me ministri per tendera ne zonen ku eshte zgjedhur apo per te siguruar vende pune te pamerituara per mbeshtetesit e saj personale ne zone.
7. Per shkak te moshes, aktivizmi i Prof.Bozo mund te mos jete i larte, por kjo mbetet per tu pare.
Nga cdo kendveshtrim, prania e znj. Bozo ne Kuvendin e ardhshem eshte nje ogur i mire dhe na nderon individualisht, politikisht por edhe si komb.