Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi reagoi sërish këtë të premte për përplasjen fizike që pati një ditë më parë me biznesmenin Gjergj Luca, në Labinot të Elbasanit. Në një deklaratë për gazetarët, Boçi hodhi poshtë ak uzat e Lucës se pas pë rpla sjes fizike i kishte vjedhur telefonin. Ish-deputeti tha se telefoni që bie përtokë gjatë sher rit dhe më pas i dorëzohet në dorë nga personi me të cilin shoqërohej, ishte telefoni i tij dhe jo i Lucës.
“Ngjarja dihet, nuk kam ndryshuar version, pas su lmit fizik të filluar nga Luca, unë i kam hipur makinës kam shkuar drejt në prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave. Me gjasë pasi unë jam larguar, Luca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi gjatë p ërle shjes së detyruar fizike, i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarrë atë, duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja kur u s ulm ova fizikisht nga Luca, u ul e mori dhe ma dha. Gjergj Luca prej kësaj ka prodhuar alibi qesharake të vjed hjes së telefonit për të mbuluar kri min e tij”.
Sa i përket pamjeve filmike të publikuara në media, Boçi tha se ato janë të manipuluara pasi në video nuk tregohet momenti i parë, kur Luca, sipas Boçit e s ul m on i pari. “Video së transmetuar i mungon momenti i parë, kryesor, agresioni verbal dhe fiizik, i Gjergj Lucës kundër Luçiano Boçi. Ky moment është fshehur me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe të vërtetat e ngjarjes. Fakti që video e manipuluar po shpërndahet nga PS dëshmon qartë që Gjergj Luca nuk flet, as nuk vepron nga pozitat e biznesmenit. Ai është thjeshtë një zgjatim kriminal i mazhorancës dhe për fat të keq, një borxhi i keq i saj”.
“Është detyrë e prokurorisë të administrojë provat e kësaj vepre penale të denoncuar prej meje si kallëzim penal. Nuk e di nëse prokuroria e ka administruar këtë video si provë. Ne marrjen e videos nga vendngjarja, Gjergj Luca i ka shtuar vetes dhe një vepër tjetër kriminale. Cënimi me synim prishjen e provave të një vepre penale të realizuar prej tij. Keqpërdorimi i hapur publik i provave të një vepre penale është dëshmi e arrogancës dhe e sigurisë me të cilën sillen kriminelët në këtë vend”.
Boçi tha se do të depozitonte pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë një ankesë dhe e ftoi kreun e këtij Inspektorati që të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik për qëllime jashtë gjyqësore të këtyre provave. “Për sa i takon kësaj çështje në mënyrë më institucionale të mundshme ne do të depozitojmë sot një ankesë në ILD. Ftoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, të verifikojë nëse Prokuroria e Elbasanit e ka administruar si provë videon e plotë të ngjarjes dhe të hetojë për mënyrën e përdorimit publik për qëllime jashtë gjyqësore të këtyre provave. I bëj thirrje garantëve ndërkombëtarë të reformës në drejtësi, Ambasadës Amerikane dhe prezencës së Komisionit Europian në Tiranë, që të mos lejojnë manipulimin politik të institucioneve të reja të drejtësisë siç ka ndodhur tashmë me policinë e shtetit dhe çdo segment tjetër të administratës. I ftoj miqtë tanë ndërkombëtarë ta mbikëqyrin këtë proces gjyqësor nga afër dhe të vlerësojnë performancën e institucioneve të reja të drejtësisë”.
Sa i përket Lucës, Boçi tha: “Me zotin Luca do shihemi në gjyq. Më vjen keq nëse instiktet e mia të vetëmbrojtjes dhe reagimi im prej cënimit fizik prej tij e befasuan atë. Ai erdhi të më rrahë dhe iku i rrahur. Integriteti fizik dhe moral i demokratëve është i pacënueshëm”.