Një hipotezë gjithnjë e më këmbëngulëse: Marcello Lippi, përsëri te Juve. Këtë herë jo si trajner, por drejtues i zonës teknike. Një zgjidhje e konceptuar nga presidenti Agnelli, i vendosur për t’i dhënë vazhdimësi projektit të Pirlos në stol (nëse nuk ka pengesa të bujshme, që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend t’i marrin në konsideratë), por gjithashtu i bindur për nevojën e përforcimit të strukturës tekniko-menaxheriale, duke përdorur ekspertizën dhe përvojën e ish-trajnerit dhe fituesit të Botërorit 2006 me axurrët, të pesë kampionateve në stolin e Juventusit, një Champions League (e fundit në shtëpinë e “Zonjës”), një Interkontinentale, një Superkupë Europiane, një Kupë Italiane dhe katër Superkupa Italiane.

Një “palmares” unik, i pasuruar nga sukseset e arritura në Kinë, për një njeri futbollistik, i cili në agimin e 73 viteve mund të kthehej përsëri në “skenë”, duke mbushur një boshllëk aktualisht të pranishëm në strukturën tekniko-menaxheriale të Juves, së bashku me “triadën” Nedved-Paratici-Cherubini (duke përjashtuar ndryshimet e bujshme në fund të sezonit). Nga ana tjetër, ai pritet të luajë rolin e “këshilltarit” për vetë Pirlon. Tani për tani, siç u përmend më lart, kjo është një ide. Por, së shpejti mund të bëhet realitet.