Mbi 200 mjekë të huaj kanë aplikuar për t’i ardhur në ndihmë Polonisë në luftën kundër pandemisë COVID-19, njoftoi sot ministry polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.
Nuk mund të them me saktësi numrin e lejeve të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, por se mbi 200 mjekë kanë aplikuar, që do të jetë një kontribut shumë real në sistemin tonë të luftës kundër COVID-19″, tha Niedzielski.
“Po mundohemi t’ia lehtësojmë gjetjen e punës në Poloni personelit të huaj”, vazhdoi ai.
Ministri shtoi se ndërsa disa nga ata që kishin aplikuar ishin specialistë në fusha që nuk kishin lidhje me pandeminë, “me siguri që ata do të drejtohen për të luftuar kundër COVID-19”.