Liderja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli e ftuar në studion e Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus ka bërë përgjegjës liderin historik të PD-së, Sali Berishën, për atë çka është sot kjo parti.
Alban Dudushi: Z. Berisha e ka mbështetur Bashën gjat ëgjithë kësaj periudhe dhe e ka mbështetur edhe kur një pjesë e mirë e seniorëve të PD-së, përfshirë edhe ju i kanë dalë kundër. E shikoni tashmë, në një distancë nga PD dhe këtë njeri si përgjegjës për atë çfarë është PD sot, apo jo?
Jozefina Topalli: Absolutisht, po! Por, ai ka dhënë dorëheqjen në 2013-ën. Unë, ndoshta shpeshherë kam qenë kundër rrymës. Kam marrë edhe kosto. Unë jam krenare që nuk kam hedhur votën në diçka që nuk kam besu.
Ajo deklaroi se mund të ketë një rikthim me Astrit Patozin, liderin e Bindjes Demokratike, me qëllim rithemelimin e PD-së
“Kur është bërë Kodi Elektoral dhe ndryshimet kushtetuese nga Edi Rama që zotëronte gjithë Parlamentin, me heshtjen e Lulzim Bashës, është bërë një përpjekje për të penguar sa të ishte e mundur krijimin dhe hyrjen e partive të reja.
Unë dhe z.Patozi jemi takuar disa herë, por për shkak të disa neneve të caktuara më pengonte mua apo z. Patozi. Mirëpo uën dua të maksimizoj votën.
Pra, në një drejtim duket sikur kemi humbur diçka bashkë, por duke qenë të dy të ndarë, duke patur të njëtin qëllim dhe duke mbështetur njëri- tjetrin në disa qarqe, në fakt ne maskimizojmë votën.
Unë uroj që pas një periudhe kohe, kur situate politike të jetë më e kthjellët dhe nuk besoj se ka për të zgjatur shumë, ne do jemi përsëri bashkë. Të gjithë tek e djathta, duke krijuar një të djathtë reale dhe përfaqësuese.”
Gjatë bisedës, Topalli u shpreh hapur kundër figurave kryesore politike në vend, duke përmendur këtu kryeministrin Rama, presidentin Meta si deh liderin e opozitës z.Basha.
Ndër të tjera, Topalli shtoi se asnjëri prej tyre mund të mos marrë shumicën për të krijuar qeverinë.
“Në qoftë se gjat ëviteve të eksperiencës tregon se korruptohesh, se nuk ke integritet, ke marrë vendime të gabuara që kanë demtuar forcën politike, që kanë bërë të humbasë forca politike. Që ke një opinion publik tërësisht dyshues mbi mungesën e transparencës të pasurisë.
Dhe mbi të gjitha, mbi në dyshim shumë të fortë për bashkëpunimin e tre personave që vendosin për fatin e tre milionë shqiptarëve, sigurisht që këtu nuk mund të rrish dhe të bësh sehir apo të rrish duarlidhur se unë do të zgjedh të keqen më të vogël.
Kjo është një agoni politike dhe unë nuk mendoj se ky vend me tre milionë shqiptarë e kanë më mundësinë për të vazhduar një agoni edh epër një dekadë tjetër.
Ndaj dhe them që është vendimtar 25-Prilli, që të fillojë një ndryshim. Dhe kur them të fillojë një ndryshim, unë e di se nuk përmbyset sistemi, por fillon largimi, ulja e 3 personave. Unë kam bindjen se asnjëri prej tyre, s’ka për të marrë 70 mandate pë rtë krijuar qeverinë.”