Meghan Markle rrëfeu gjininë e bebit numër 2, në minutat e para të intervistës së saj me Oprah Winfrey. Ajo dhe Princi Harry zbuluan lajmin e madh: Është një vajzë! I pyetur se si ndihej kur mësoi se do të kishte një vajzë, Harry u përgjigj: “E mahnitshme. Thjesht mirënjohës. Të kisha një fëmijë është mahnitëse. Por të kesh një djalë dhe pastaj një vajzë, çfarë mund të kërkosh më shumë?! Ne kemi familjen tonë – të katërt dhe dy qentë tanë”.

Meghan konfirmoi se vajza pritet të vijë në jetë në verë, që do të thotë se ajo do të lindë pas ditëlindjes së dytë të djalit të tyre Archie. Archie ka lindur më 6 maj të vitit 2019, kur Harry dhe Meghan po jetonin në Frogmore Cottage në Windsor.