Atletico Madrid u ndal me barazim pa gola në udhëtim ndaj Getafes, duke bërë kështu një gabim në luftë për titull kampion në La Liga. Kështu, ky barazim i jep mundësi Barcelonës që në rast fitoreje të afrohet në vetëm katër pikë me Atletico Madridin.

Menjëherë pasi përfundoi ndeshja e Atletico Madridit me Getafen, Barcelona u përkujdes që të dispononte tifozët e saj me një postim. Në profilin zyrtar në Twitter, ata publikuan një fotografi të Dembeles të buzëqeshur.