Makina e re Mercedes Eqs do të prezantohet në 15 prill, ndërkohë që pritet të shkojë në treg në fund të vitit. Të shumta janë veçantitë e krijesës së re të shtëpisë automobilistë gjermane, duke filluar nga pamja vërtet ndjellëse dhe teknologjia brenda saj, por kryesorja ka të bëj me baterinë e saj.

Sipas të dhënave, ajo premton të jetë bateria më e madhe e instaluar ndonjëherë në një makinë serie. Bëhet fjalë për një bateri me kapacitet 108 kWh, e përbërë nga 9 module nikeli, litiumi dhe kobalti, që sipas gjermanëve garanton deri në 700 kilometra autonomi veturës që do të rivalizojë konkurrentet e saj si Porsche Taycan, Tesla Model S 2021, Audi e-tron GT dhe Bmw i4. Mercedes Eqs do të prodhohet në fabrikën e Sindelfingen të Gjermanisë, e njohur për prodhimit e modelit S Class.