Zinedine Zidane dhe Reali i Madridit kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës dhe në krye të listës së dëshirave të trajnerit francez është Houssem Aouar.

Fantazisti me origjinë algjeriane, por që luan për Kombëtaren e Francës është një ndër lojtarët më të mirë të Lyonit dhe të Ligës së parë franceze dhe admirohet nga trajneri i Real Madrid. Çmimi i tij është pak i lartë, pasi presidenti Aulas nuk pranon më pak se 70 milionë euro.

Gjithsesi, përveç çmimit të lartë, problem mbetet edhe gara e fortë me Liverpool dhe Juventus, që gjithashtu interesohen për shërbimet e Aouar. Sipas “AS”, Reali pritet të nisë kontaktet me Lyon dhe me agjentin e lojtarit, në mënyrë që të fitojë garën për Aouar.