Pas veprimeve dhe deklaratave opozitare në shkelje të plotë të rolit të tij si President, Ilir Meta ka dalë hapur duke paralajmëruar PD se nëse fiton Rama, drejtimin e opozitës do ta marrë ai. Meta, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në këtë post, nëse kryeministri Edi Rama merr 71 mandate më 25 prill, pa u prekur vota, duke thënë se pas kësaj do të në dorë opozitën.
“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë dhe marr drejtimin e opozitës”, është shprehur Meta në një intervistë për News 24.
Me këtë deklaratë duket se Meta doli de juro se ai po drejton opozitën dhe po bënë fushatë, pasi de facto ishte zhveshur prej kohësh nga kostumi i Presidentit me akuzat ndaj qeverisë apo duke dalë në krahë të opozitës në kundërshtim me ligjin, pa ruajtur rolin e tij të barazisë dhe unitetit kombëtar.