Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, pas një takimi të mbajtur me homologun malazez Djordje Radulovic u shpreh se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, mbetet prioritet kryesor i qeverisë italiane.
“Anëtarësimi evropian i të gjithë rajonit të Ballkanit perëndimor përfaqëson një investim parësor dhe gjeostrategjik për Italinë, ”tha Di Maio. Di Maio theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të mundësive për firmat italiane në zonë, duke qënë se ajo është një nga furnitorët më të mëdhenj të mallrave në rajon.