Mjeku Tritan Kalo është tërhequr nga Komitetit Teknik i Ekspertëvë për koronavirusin. Lajmin eka bërë publik vetë ai përmes një statusi në rrjete sociale, ku akuzon qeverinë, Presidencën dhe opozitën për përçarje të mjekëve në përballimin pandemisë.
“4 marsi shënon edhe fundin e bashkëpunimit tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”. Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim. Nëse dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë”, shkruan ai.
“Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”…. Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjerë…
Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore. Turp dhe shkuar TURPIT… Nuk e imagjinoja kurrë se karriera dhe makutëria do të mbërrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”, shkruan Kalo.
Ai thotë se nuk do të heqë dorë nga kontributi, për t’u shërbyer atyre që besojnë në punë dhe profesionalizëm. Unë këtu jam dhe kurrë nuk do heq dorë nga kontributi, për t’u shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe profesionalizmin tim, por edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet”.