Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është zhvendosur sot në Kamëz për fushatë elektorale. Ajo shoqërohej në takime nga një person me emrin Eduart Greci, i cili qenë jurist në burgun e Drenovës. Greci është larguar në vitin 2019 nga detyra, pasi u kap duke vjedhur naftën. Greci, i cili i është bashkuar LSI-së, një parti simbol i abuzimit, është filmuar duke ngarkuar bidonët me karburant në makinën e tij.

Pas daljes së videove duke vjedhur naftën e burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kërkoi nga prokuroria nisjen e një procedimi penal. Një muaj pasi filloi procedimi penal, juristi dha dorëheqjen nga puna, ndërsa drejtori i Burgut të Drenovës, ndërroi pronësinë e automjetit. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë procedim penal, por Eduart Greci është shfaqur në krah të Monika Kryemadhit në fushatë në Kamzës. Shqiptarja.com/