Para pak ditësh në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Tea dhe Bearti i kishin dhënë fund romancës së tyre. Ata të dy fshinë nga Instagrami çdo foto që kishin me njëri-tjetrin dhe tashmë nuk ndiqen më bashkë në rrjete sociale.
Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar edhe vetë Bearti për “Express Rozë”. “Po, është e vërtetë”, ka thënë ai pa treguar asnjë detaj më tepër.
Bearti ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi siç duket ai i ka dërguar mesazhe të nënkuptuara ish-partneres së tij, Teas duke ndarë në InstaStory të tij një video të realizuar nga një faqe fansash e quajtur “Beart Tea”. Nuk dihet nëse kjo është një përzgjedhje e rastësishme apo një sinjal i drejtpërdrejtë për Tean.