Rrjeti Instagram është gjithmonë në kërkim të risive. Por kohët e fundit ajo që bie në sy është zgjerimi gjithnjë e më shumë i ndërveprimit “live” të shumë njerëzve njëkohësisht. Falë opsionit të ri të Instagram Live Rooms, 4 njerëz mund të flasin njëkohësisht, në një ekran të ndarë në disa pjesë, i ngjashëm me Zoom. Ky opsion ka lindur “si nevojë” e situatës së pandemisë që po jetojmë aktualisht. Pëgjatë kësaj periudhe është vënë re një përdorim i gjerë i Instagram Live ku dy njerëz mund të bënin koncert online, të bisedonin, apo të performonin.

Aplikacioni i ri që lejon komunikimim live me 4 veta, do të jetë i aksesueshëm në të gjithë botën, pavarësisht se jo të gjithë përdoruesit do të mund ta shohin në të njëjtën kohë. Për të ruajtur privatësinë, Instagram vendosi që të gjithë ndjekësit që janë bërë block nga njëri prej 4 pjesëtarëve, nuk do të kenë mundësi të ndjekin Live-in. Ndryshe nga rrjeti social Facebook, Instagrami zgjedh të jetë më i thjeshtë dhe më “i shpejtë” me përdoruesit. Përdoruesit mund t’i bashkohen opsioneve të reja me një klik të vetëm. “Live Rooms” do të ngjasojë me një panel që diskuton për gjëra nga më të ndryshmet dhe për këdo që do të ndihet i besdisur do të ketë një “mute button”.