Secili nga ne ka ritmet, zakonet dhe ritualet e veta në mëngjes. Ka nga ata që zgjohen duke buzëqeshur dhe ata që zbresin nga shtrati me këmbën e gabuar. Po sikur humori të varej nga yjet? Le të zbulojmë se si zgjohen shenjat e Zodiakut:

Dashi

Shenja e Dashit, që në orët e para të mëngjesit, çliron energji nga të gjitha poret. Duke qëndruar te tingulli i parë i alarmit, brenda një kohe të shkurtër ai është gati të përballet edhe me ditët më të vështira.

Demi

Shenja e Demit është padyshim e kundërt, pasi i duhen disa minuta më shumë për t’u aktivizuar. Dhe pastaj edhe 5 minuta të tjera… Pastaj edhe 5 të tjera. Por kur gjen forcën për të braktisur shtratin e tij të ngrohtë dhe të rehatshëm, ai menjëherë bëhet shumë aktiv.

Binjakët

Pas rënies të alarmit shenja e Binjakëve hidhet menjëherë nga shtrati dhe pothuajse gjithmonë në një humor të shkëlqyeshëm. Disa minuta më vonë ai është gati të dalë!

Gaforrja

Zgjimi në mëngjes për shenjën e Gaforres është një përpjekje e madhe dhe duhet të apelojë me gjithë forcën e saj për të braktisur shtratin e ngrohtë dhe të rehatshëm.

Luani

Zgjimi i shenjës së Luanit është … taktik! Zakonisht ai cakton orën e alarmit gjysmë ore më parë që të ketë iluzionin e qëndrimit në shtrat pak më shumë. Por kujdes. Mos bisedoni me të përpara se të hajë mëngjes, sepse mund t’ju përgjigjet humori i tij i keq!

Virgjëresha

Shenja e Virgjëreshës zgjohet para se bie alarmi. Humor i mirë dhe gjallëria janë ato që bien në sy në mëngjes.

Peshorja

Ata që bëjnë një përpjekje ekstreme për t’u zgjuar në mëngjes janë të lindurit nën shenjën e Peshores. Pothuajse asnjëherë në humor të mirë, ajo merr gjithnjë e më shumë kohë për t’u përgatitur dhe larguar nga shtëpia.

Akrepi

Mos flisni me një Akrep në orët e para të mëngjesit. Mos e bëni përpara se të shqiptojë disa fjali ose t’ju bëjë të kuptoni që ka rigjetur kontaktin me realitetin.

Shigjetari

I shpejtë dhe hiperaktiv herët në mëngjes. Padyshim që Shigjetari nuk ka frikë nga rënia e alarmit dhe është pothuajse gjithmonë i shqetësuar dhe entuziast për të filluar një ditë të re.

Bricjapi

Bricjapi e urren të zgjohet herët. Ai qëndron zgjuar deri në orët e vona të natës, të cilat i kalon duke lexuar ose punuar. Prandaj, në mëngjes, gjumi i shkëlqyeshëm dhe humor i keq janë zotërit.

Ujori

Po. Dhe ai e pranon pa turp. Shenja e Ujorit do të flinte gjithë ditën, por pasi të dilte nga shtrati, ai menjëherë përballet me ditën plot dëshirë dhe me një humor mjaft të lartë.

Peshqit

Me çfarë guximi mund të ndërpritet gjumi i një ëndërrimtari të përsosur? Por duhet thënë se megjithëse Peshqit nuk kanë dëshirë të largohen nga bota e ëndrrave, gjithmonë zgjohen me një humor të mirë.