Çifti shumë i dashur për publikun, Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë dyshja me datë 14 Mars. Së fundmi, Orinda ka zbuluar dhe gjininë e bebit, madje në mënyrën më të ëmbël. Ditën e djeshme Turi ka festuar ditëlindjen dhe moderatorja ka publikuar një foto të tij, shoqëruar me këngën e Beyonces- “Daddy Lessons”.
Në këngë thuhet “Erdhe në këtë botë, vajza e vogël e babit (Came into this world, daddy’s little girl). Kështu, Orinda ka zbuluar se ajo dhe Turi do të bëhen me vajzë, ashtu siç u përfol dhe pak ditë më parë.