“Platforma e-Albania ka kursyer para dhe kohë për qytetarët dhe ekonominë shqiptare”. Kështu deklaroi Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, me temë “Ekonomia në Fokus” ku theksoi se, “1.2 milionë qytetarë morën shërbime direkt, online pa ecejake, 293 vite kohë janë kursyer vetëm nga mungesa e radhëve dhe 1.36 milionë euro janë kursyer nga xhepat e qytetarëve nga heqja e taksave dhe tarifave për shërbimet dhe dokumentet”. Karçanaj e cilëson digjitalizimin një histori suksesi në ekonominë dhe shërbimet ndaj qytetarëve, referuar edhe vlerësimit që i kanë bërë e-Albania organizatat ndërkombëtare.

“Kemi patur vetëm 14 shërbime elektronike sot kemi 1207 shërbime ose 95% të gjithë shërbime publike. Vetëm 50 mijë të regjistruar në platformë sot janë 1.87 milionë. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë, janë dhënë 3,68 milionë shërbime në total duke iu shërbyer 1.2 milionë qytetarëve dhe bizneseve shqiptare. Pritja në radhë u ka kursyer shqiptarëve, vetëm gjatë pandemisë, 293 vite pritje dhe në xhepat e tyre janë kursyer 1,36 milionë euro”, theksoi ajo. “Qytetari nuk ka më nevojë të shkojnë në zyrat e shtetit, pasi çdo dokument e merr online që nga certifikata e pronave, certifikata personale, mund të paguajë faturat mujore, vërtetimet gjyqësore, vërtetime të sigurimeve shoqërore dhe çdo shërbim tjetër utilitarë. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin. Miku i vetëm i biznesit është e- Albanian dhe mjafton një klik që biznesi të mbyllë çdo detyrim që ka ndaj shtetit”- tha Karçanaj.

Duke u ndalur në grup shërbimet që ofron e -Albania, ajo tha se “janë 55 regjistra elektronikë të cilët bëjnë të mundur që të gjitha aplikimet në e-Albania të parambushen në 2/3 tyre me informacion të integruar”. “Me nënshkrimin elektronik dhe vulën elektronike i kemi dhënë zgjidhje çdo problematike. Aktualisht gjenerohen 163 dokumente me nënshkrime elektronike dhe 47 dokumente me vulë elektronike”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se, “sistemi doganës është totalisht pa letër. Në total janë gjeneruar 10 milionë dokumente me vulë elektronike dhe 52 mijë dokumente administrative me nënshkrim elektronik. Janë 11 mijë 181 nënpunës të 186 institucioneve publike të cilat dokumentet e tyre i gjenerojnë për qytetarin dhe nuk ia kërkojnë më qytetarëve”. “Në sektorin e shëndetësisë sot kryhen online, rezervimi i vizitës me mjekun, marrja e recetës së mjekimeve, i rekomandime mjekësore. 1,87 milionë qytetarë shqiptarë kanë përfituar nga këto shërbime duke u kursyer atyre 52 vite pritje vetëm për shërbimet shëndetësore”, vijoi Karçanaj.

Ajo tha se, “së shpejti edhe spitalet rajonale do të adresojnë informacion online. Kur vaksinimi po shtrihet në të gjithë vendin e kemi bërë gati pasaportën e vaksinimit. Përmes e –Albania, qytetarët që vaksinohen pajisen me një dokument elektronik me standard të njohur ndërkombëtarë”. “Gjithashtu përmes a-Albania do të rezervohet edhe orari i vaksinimit , do të vijë njoftimi për vaksinimin e radhës dhe do të kemi një kartelë personale të vaksinimit me vulë elektronike. Shtresat në nevojë janë një fokus tjetër të cilët përfitojnë nga të gjitha këto shërbime”, u shpreh ajo.

Karçanaj tha se, “janë bërë 20 mijë aplikime nga kjo kategori dhe janë 2 vite të kursyera radhësh. Focus i e- Albania është përshtatja e shërbimit online edhe për ata që nuk shikojnë dhe dëgjojnë”. “Kemi arritur aplikimin dhe miratimin online për banesa sociale si kusht i domosdoshëm për strehim, duke garantuar transparencë dhe integritet të këtij procesi”-theksoi ajo.

Arsimi nënvizoi ajo, është një fokus tjetër ku të rinjtë aplikojnë online për fondin e ekselencës për Maturën Shtetërore, etj. Janë 660 aplikime për këto shërbime dhe ju kemi kursyer plot 35 vite pritje në radhë. Ajo shton se, “së shpejti do të jetë gati gati sistemi i shërbimit online për arsimin e lartë të cilët do të marrin në kohë reale dokumentin me nr matrikullimit duke e bërë këtë process nga zgjaste me muaj dikur të zgjasë vetëm disa ditë”. “Kemi arritur të dixhitalizojmë të gjithë sistemin arsimor parauniversitar që bën të mundur digjitalizimin e amzës fizike duke ngritur regjistrin elektronik të notave dhe nëpërmjet një aplikimi të thjeshtë prindi mund të shikojë notat e fëmijës , mungesat dhe aktivizimin e tij në mësim. Në vitin e ri shkollor regjistrimi do të kryhet online dhe dëftesa mund të printohen online me vulë elektronike. Të moshuarit mund të gjejnë çdo shërbim online që lidhet me pensionet”, tha ajo.

Ajo theksoi se, “janë 102 dokumente që deri dje të moshuarit i merrnin në sportele, ndërsa sot i siguron vetë administrata e ISSH për ta. Është reduktuar në 3 numri i dokumenteve nga 14 që u kërkoheshin qytetarëve për pension. Janë administruar 1 milion aplikime për këtë lloj shërbimi dhe janë kursye 104 vite radhë pritje për të moshuarit”. Gjithashtu tha ajo, qytetarët regjistrohen online dhe për të kërkua punë por edhe online informohen për vendet e lira të punës. Deri tani janë kryer 62 mijë aplikime dhe ju kemi kursyer 3.5 vite prite në radhë.

“Biznesi është fokus ynë dhe tani ato kanë vetëm një ndalë online për regjistrimin dhe hapjen e një sipërmarrje. Janë 99.9% të shërbime të biznesit që janë online. Janë mbi 1 milionë aplikime dhe ju kemi kursyer 114 vite pritje”, u shpreh ajo. “Nga 1 janar ka filluar procesi i fiskalizmit që ka lehtësuar marrëdhënien biznes shtet janë 125 mijë fatura të lëshuara dhe 5 mijë subjekte private të pajisur me certifikatë elektronike. Nga 1 korriku lëshohet vetëm online fatura biznes- biznes dhe rakordimi i bilancit bëhen elektronikisht. 33 mijë aplikime në fushën e lejeve të projektimit ndërsa lejet dhe licensat janë online. Shërbimet e transporti janë një tjetër risi për qytetarët. Aplikimet janë online për marrjen e lejeve të drejtimit dhe është reduktuar edhe kosto. Është përmirësuar sistemi targave duke amortizuar punën mes drejtorive. Mbi gjysëm milion dokumente me vulë elektronike 110 milionë lekë të kursyera për qytetarët”- deklaroi Karçanaj.

Ajo tha se shërbimet online ofrohet edhe për shumë shërbime në sektorin e bujqësisë, ku fermerët aplikojnë për të përfituar nga skemat e mbështetjes. “Gjithashtu emigrantët marrin shërbime konsullore online. 1.3 milion aplikime janë kryer deri tani për këto shërbime. Për certifikatat gjyqësore janë gjeneruar 96 mijë dëshmi penaliteti duke kursyer 40 milionë lekë për qytetarë. Çdo gjykatë përzgjedh online ekspertët”, përfundoi ajo.