Ditën e sotme është ndarë nga jeta deputeti i Partisë Socialiste i zgjedhur në 6 legjislatura, Bashkim Fino. Homazhet për të kanë nisur në orë 12:00 dhe do të vijojnë deri në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve, ku më pas do të përcillet drejt banesës së fundit.
Në nderim të figurës dhe kontributit të tij në momente më të vështira për vendit, qeveria e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare ku flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu të gjitha partitë politike kanë ndërprerë fushën elektorale në nderim të kujtimit të Bashkim Finos.
Të parët që u shfaqën në ceremoninë e homazheve ishte Taulant Balla, Erion Braçe dhe Gramoz Ruçi. Gjatë prononcimit për mediat kryeparlamentari Ruçi tha: Do ta kujtoja si një njeri zemërmadh edhe me kontribut po aq të madh politik, që fatkeqësisht zemra e tij nuk e përballoi dot dhe e la. Do të na mungojë shumë, mezi e prisja të na bashkohej në ekipin e Fierit, por ja që nuk ishte e thënë, lamtumirë i dashur.