Nga Ani Merolli/ Të nderuar anëtërë të Partisë Demokratike “Grupseksioni Qendër Bilisht” Devoll. Të nderuar amëtarë të Kryesisë së Degës të Partisë Demokratike Devoll. I nderuar Kryetar I Degës së Partisë Demokratike Devoll.
Ju kërkoj mirëkuptimin tuaj për dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të Grupseksionit të Partisë Demokratike Qendër Bilisht. Ju të gjithë më njihni mua personalisht, familjen time, farefisin tim dhe besoj e dini mirë që të gjithë pa asnjë përjashtim jemi familje antikomuniste. Shumë prej fisit tim, dajallarë, apo xhaxhallarë janë masakruar në bu rgjet dhe inte rnimet e komu nizmit. Kujtimi dhe respekti për sakrificën e tyre, ne pasardhësit e tyre do na mbajë gjithë jetën antikomunistë. Unë nuk jam bërë demokrat për Sali Berishën, për Ridvan Boden apo për Lulzim Bashën. Unë kam lindur demokrat dhe gjenin nuk e ndërroj dot.
Si demokrat, unë i falem lirisë, demokracisë, besimit në zot dhe në vlerat më të larta njerëzore. Unë nuk kam lidhje dhe nuk bashkohem dot me armiqtë e votës së lirë, mamuthët e ko rrupsionit, ushtarët e kri mit të orga nizuar dhe çdo lloj modeli të shëmtuar qeveritari që ka prodhuar në këto 30 vjet sistemi në Shqipëri. Ky parim për mua vlen si kur armiqtë i kam përballë, ashtu edhe kur ata mbijnë brenda familjes time politike, qofshin këta ushtarë, mamuthë, apo lidera.
Deri dje këtë parim jam përpjekur ta mbroja publikisht edhe në emrin tuaj kur vota e lirë dhunohej në zgjedhjet e brendshme të partisë nga ushtarët e krimit të organizuar, apo kur vlerat tona përfaqësuese përdhoseshin nga llumi i Devollit, atëherë kur në krye na imponoheshin injorantët, haj dutët dhe abuz uesit e push tetit.
Deri dje kujtoja se grami na kishte mbirë në Devoll dhe këtu duhet t’a shkulnim. Për fat të keq, faktet kokëforta tregojnë se fara e keqe ka zënë rrënjë në Tiranë. Nëse duam të shpëtojmë PD-në, atëherë farën e keqe duhet të fillojmë t’a shkulim në krye.
Kjo betejë nuk është më vetëm e imja, nuk është vetëm e jona, është e gjithë demokratëve të Shqipërisë. Por është detyrë morale e jona që të distancohemi sot nga fara e keqe që na ka mbirë në bashtën tonë.
Kryetari Basha e ka shitur Devollin tek klanet kriminale lokale, tek pushtetarët tanë më të degj eneruar, tek abu zuesit dhe dhu nuesit. Nuk është se nuk e dinte, nuk e kanë gënjyer, nuk ia kanë servirur sapunin për djathë.
Faktet tregojnë se gjithshka e ka bërë me bindje dhe vendosmëri. Ka qenë i përfshirë personalisht në aleancën me dhunuesit e votës, me trafi kantet e ha shashit dhe të femrave, me emblemat e korru psionit lokal. Ka qenë në krye të tyre, së bashku me ekzekutivin e partisë, nga Sekretarii Përgjithshëm, sekretari organizativ e me rradhë.
Ju të gjithë e dini që kandidati për deputet i z. Basha para pak kohesh mua personalisht më ka organizuar att entat. Një grup prej tre banditësh të paguar prej tij më kanë goditur me dru në kokë. Mjekët më konfirmuan se kam shpëtuar rastësisht jetën, vetëm për shkak të fatit së druri kishte kapur 2 cm larg trurit.
Pas meje, në një takim politik në prani të të deleguarve të z. Basha (Florian Mima dhe Endri Hasa) një tjeter njeri i z. Nallbati, ish drejtori i ujësjellsit ushtroi dh unë fizike, duke e goditur Kryetarin e Degës z. Arben Miza. Të nesërmen, një grup tjeter sulmuan me thikë një tjeter anëtar kryesie në fshatin Miras, po në sy të Deleguarve të z. Basha.
Kryetari Basha nuk kishte asnjë fjalë ngushëllimi për vikt imat e dhun ës, asnjë kritikë apo distancim ndaj dhu nuesve, asnjë masë statutore kundër autorit dhe organizatorit. Kryetari Basha kishte shitur Devollin, nuk i dhimbseshin demokratët e kësaj zone, nuk i bëhej vonë se i zbulohej aleanca me kri min, nuk turpërohej se i lexohej hipokrizia.
Ne kryetarët e grupseksioneve de facto jemi shkarkuar me propozim të z. Nallbati dhe miratim të z. Basha para një muaji, pasi të gjithëve na ka dubluar me koordinatorë.
Atentatori që donte të më merrte jetën nuk mundet të më përfaqësojë mua si kandidat për deputet. Nëse ai ka mbështetjen kryetarit Basha, atëherë edhe Basha nuk mund të më përfaqësojë si lider. Opozitën e mban në këmbë e drejta dhe morali i pastër. Kush i përdhos ato është tradhëtar dhe arm ik i opozitës.
Unë nuk nxis askënd që të më ndjekë. Unë dua vetëm të shpjegoj arsyet pse ndahem, dua t’i vë emrin e përveçëm të keqes. Por njerëzve të familjes, fisit, miqve dhe dashamirëve të mij u kujtoj gjakun tim të derdhur me urdhër të kandidatit për deputet. Kur të shkojnë të votojnë, le ta peshojnë edhe këtë arsye, bashkë me arsyet e tyre. Mbase kjo do ndihmojë që të shkulim farën e keqe, në Devoll e në Tiranë.