Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh dhe Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq morën sot vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit.
Ata u vaksinuan para kamerave në “Banski Ddvori” me qëllim që të bindin qytetarët se nuk ka asnjë arsye për mosbesim në atë vaksinë dhe se është e mirë si çdo tjetër.
Pasi ndodhën disa vdekje në në Evropë, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) hetoi këto ngjarje dhe zbuloi se vaksina AstraZeneca ishte e sigurt, efektive dhe se nuk ishte e lidhur me mpiksjen e gjakut ishin shkaku i këtyre vdekjeve. Theksojmë se me këtë vaksinë ka fituar imunizim edhe kryeministri britanik Boris Johnson.