Ashtu si katër vite më parë, Lulzim Basha pritet ta zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë vetëm në sekondat e fundit. Ai ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në darkë vonë, pas orës 22:00. Nuk dihet përse Basha pret momentet e fundit të afatit zyrtar për dorëzimin e emrave të kandidatëve, kur ato mund të ishin mbyllur me kohë.

Ndoshta është presioni i kunatit për të reflektuar, nga ata që duan të futen në listë. Kanë kohë deri në mesnatë, të derdhin shumën e kërkuar në borderonë e kunatit.