Një takim romantik, me plot momente të bukura ishte ai mes Sindit dhe Elvisit, të cilët treguan edhe njëherë pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Dhe mesa duket Sindi u ndje aq mirë me Elvisin, sa u ndje shumë e lirë t’i thoshte që të hiqte dorë nga cigarja, pasi nuk i pëlqen. Elvisi i tha se ajo bëri “gabimin e madh” që i dha urdhër, por më pas bënë një pakt që edhe Sindi të hiqte dorë nga një gjë që do ja kërkonte Elvisi. “Hiq dorë nga bakllavaja turke”, i tha ai, por nuk pati një përgjigje nga Sindi.
Dialogu: Sindi: Nuk më pëlqen cigarja, dua të heqësh dorë Elvisi: Ke bërë gabimin më të madh më ke dhënë urdhër Sindi: Do heqësh dorë? Elvisi: Edhe mund të heq nëse nuk është kusht Sindi: E bëjmë kështu, edhe unë heq dorë nga një gjë që do ti, me pakt Elvisi: Ok, dua të heqësh dorë nga bakllavaja turke