Një hije skandali po përfshin brazilianin Ronaldo dhe Real Madridin orët e fundit. Bëhet fjalë për një pagesë prej 860.000 sterlinash, të cilat nuk janë deklaruar kurrë. Sipas raportimit të “Football Leaks”, klubi madrilen e ka paguar për një vit me radhë “Fenomenin” pa një kontratë zyrtare.
Dokumentet janë shpërndarë nga gazeta gjermane Der Spiegel, ku pretendohet se Ronaldo nuk ka patur ende një kontratë me galaktikët edhe pse pagesa është bërë normalisht. Mësohet se ky veprim është bërë për të mos deklaruar të ardhurat tek autoritet tatimore.
Ndërkohë, 44-vjeçari vazhdon të punojë si një ambasador i klubit së basku me Roberto Carlos dhe Raul që nga tërheqja e tij nga futbolli i lujtur. Nuk dihet nëse do të ketë hetime zyrtare nga autoritet përkatës, por nëse akuzat vërtetohen atëherë kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë.