Pasi paditi në Gjykatë për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka folur përmes një interviste televizive. Mazniku tha se është një dëm shumë i madh që po u bëhet të gjithë funksionarëve publikë në vend, mbi te cilet hidhet baltë me akuza të pavërteta.
“Unë kam bërë tashmë një kallëzim në gjykatë për shpifje sepse besoj se është shumë e rëndësishme pasi njerëz, të cilët qëndrojnë prapa një ekrani dhe mashtrojnë për nëpunësit publikë, nuk është vetëm një problem vetëm me mua. Eshtë një problem shqetësues që njerëzit mendojnë gjëra të çuditshme, por është në fakt një dëm i madh qe kryhet ndaj të gjithëve funksionarëve në vend kur i hedhin baltë aty ku nuk qëndron”, u shpreh Mazniku.