Arbëreshët në Itali janë një nga komunitetet më të zhvilluara kulturalisht të Diasporës shqiptare. Ato organizojnë çdo vit festivale dhe ngjarje të ndryshme kulturore dhe tradicionale, për të festuar dhe promovuar origjinën e tyre shqiptare. Veprimtaria e tyre e pasur është zhvilluar ndër dekada ndërsa ata kanë zhvilluar gjithashtu Festivalin e tyre të parë të këngës në 1980 në San Demetrio Corone, transmeton lexo.com.al.

Si më poshtë mund të shijoni disa pamje të rralla nga Festivali i parë i vitit 1980 por edhe nga Festivali i dytë i këngës arbëreshe që u organizua sërish nga Komuna San Demetrio Corone dhe Radio Libera Skanderbeg në gusht 1981./Lexo.com.al/e.c.