Bill Gates, është shprehurse bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet, deri në fund të vitit 2022. Këtë proces do ta ndihmojë vaksinimi kundër COVID-19, ka thënë ai. Duke folur për gazetën polake “Gazeta Wyborcza” dhe transmetuesin televiziv “TVN24”, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një trag jedi e pabesueshme”.

Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. “Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, tha Gates.

Gates, një miliarder i cili dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i Microsoft Corp. më 2014, tha se ai në vitin 2015 e paralajmëroi botën ndaj mundësisë së një pandemie.
“Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik, dhe që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje duhet paguar një çmim të vogël. Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë”, tha Gates.