Superliga do të rikthehet ditën e diel me tre ndeshjet e tre skuadrave të fundit të renditjes, që do të përballen me tre nga skuadrat që kanë objektiva madhore për këtë sezon. Kështu Partizani do të përballet me Skënderbeun e vendit të fundit në “Elbasan Arena” në orën 16:00. Për Ilir Dajën, korçarët janë një skuadër që duhen vlerësuar aq më tepër pas barazimit 1-1 me Apoloninë javën e shkuar.
Ndërkohë që Tirana do të luajë në Kamëz përballë Kastriotit që ka objektivin e tij për t’iu shkëputur sa më shumë zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. Tirana ende nuk ka rritur në këtë sezon të regjistrojë tre fitore radhazi, por ky takim për Ismail Gecin do të jetë mundësi e mirë që ta thyejnë këtë rekord negativ. Ndeshja tjetër e së shtunës do të jetë ajo mes Bylisit dhe Teutës. Ndërkaq ditën e diel luhen dy sfidat e tjera të javës së 23-të, Laçi-Apollonia dhe Vllaznia-Kukësi.