Të dielën e shkuar, Ana Kauri kërkoi që të largohej nga “Për’puthen”. Ajo tha se kishte marrë zhgënjime të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit dhe se nuk gjente veten me asnjërin prej tyre. Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”.

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë. Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Ndërkohë pas largimit nga emisioni, Ana ka vazhduar e qetë jetën e saj dhe këtë kohë si një vajzë beqare po e shfrytëzon për të bërë ndërhyrje në fytyrë dhe për t’u ndjerë sa më mirë me veten. Së fundmi ajo ka zbuluar se ka bërë një ndërhyrje estetike në hundë.


Ana ka publikuar në Instagram një foto të saj, në të cilën vihet re hunda e fashuar. Ajo nuk e ka mbajtur dot gjatë fshehur dhe ka ndarë këtë “sekret” me ndjekësit e saj. Ana ka treguar se e ka bërë ndërhyrjen dy ditë më parë dhe se nuk ka pasur shumë dhimbje. “Nuk kam as 2 ditë që e kam bërë, por dhimbje nuk kam pasur far