Pavarësisht gjithë kritikave që mori për këngën e saj të parë “U kry”, Melisa Lleshi as që ka ndërmend të ndalet. Rrugëtimi i saj në muzikë sapo ka nisur dhe ajo po punon për këngën e saj të dytë.

Në një postim të fundit në Instagram, Melisa shihet në një studio muzikore, ndërsa qëndronte para pianos, duke paralajmëruar ndjekësit e saj se diçka e re po vjen shumë shpejt.


“E dua edhe pikë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos. Melisa tashmë është duke bashkëpunuar me producentin Bini Diez, ndërsa është edhe nën menaxhimin e tij. Kënga saj e parë “U kry” ka arritur 2.9 milionë klikime deri më tani në YouTube.

Në rrjetet sociale, ajo ka treguar se po e priste realizimin e kësaj ëndrre prej 7 vitesh, ndërsa më në fund kishte ardhur dita ta bënte realitet.Kujtojmë se përveç këngës, ajo ka treguar se ka pasion dhe kërcimin dhe në rrjetet sociale ka pafund video të sajat para se të bëhej pjesë e Për’puthen, ku kërcen me miqtë e saj. Po ashtu, Melisa studion për mjekësi, fushë kjo e cila nuk ka lidhje fare me botën e televizionit.