Pas sherrit te Metes me policine, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur para zyrës së FRD-së duke thene se ai eshte trim dhe nuk trembet.

‘Duket qartë se fitorja po vjen humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Është ajo që populli shqiptar e njeh dhe thotë ruaju bishës së plagosur. Nuk ke shans ta trembësh apo ta frikësosh opozitën që ka marrë përsipër ndryshimin. 25 prilli është ndryshmi i vërtetë dhe këtë e di edhe Edi Rama. Nga ngjarja e sotme është një seri ngjarjesh që tregojnë një gjë ka humbur mendjen dhe ka dalë nga fiqir nga frika e humbjes. Me një letër bakalli me atë të cilës mendojnë se mund të ushtrojnë presion. (Gris letrën). E kanë vuajtur dhunën e shtetit mijëra qytetarë nga banditët e qeverisë. Dhunë e kanë ndjerë mijëra familje’- tha Basha.