Flamur Noka, kandidati për deputet i Partisë Demokratike është takuar me një pensionist në zonën e Kamzës. Pensionisti Sevxhemali Beluli i cili jeton në Bathore, tha se i ka ardhur fatura e energjisë elektrike 7 milionë lekë për 19 muaj.
“Që prej vitit ’97 kam votuar Partinë Socialiste dhe sot jam më i zhgënjyer se kurrë prej saj. Si ka mundësi të faturohem rreth 7 milion lekë për 19 muaj, duke pasur në shtëpi vetëm 3 llampa dhe një televizor? Familja jonë ngrohet me sobë me dru. I kam shkruar kryeministrit, i kam kërkuar takim drejtorit të përgjithshëm të OSHEE dhe nuk më kthejnë përgjigje” – pohon qytetari.
Mirëpo lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe OSHEE, ku nënvizon se pretendimi i qytetarit është shumë larg së vërtetës.
‘Oshee shpreh habi me deklaraten e abonentit gjate takimit elektoral me kandidatin e PD. Pretendimi per fature 7 milione leke nuk qendron dhe eshte larg te vertetes. Abonenti nga Kamza ka detyrim ndaj Oshee rreth 90 mije leke, per te cilat ka lidhur aktmarreveshje dhe i paguan me keste.’- njofton OSHEE.